Secondary Adv

Ukraina ndalon eksportet e gazit dhe qymyrit per Europen

Presidenti Zelenski ka parashikuar dimër të vështirë për Ukrainën, pasi vendi nuk do të mund të eksportojë gaz dhe qymyr për vendet e tjera.

 

I gjithë prodhimi vendas do të shkojë vetëm për qytetarët ukrainas.

 

"Në situatën aktuale, për shkak të agresionit rus, ky do të jetë dimri më i vështirë i të gjitha viteve të pavarësisë.

 

Por, gjithçka është në rregull. Ne duhet ta kalojmë atë në mënyrë që njerëzit tanë të ndiejnë punën normale të shtetit. Në këtë kohë, ne nuk do të shesim gazin dhe qymyrin tonë jashtë vendit.

 

I gjithë prodhimi vendas do të drejtohet për nevojat e brendshme të qytetarëve tanë," tha presidenti Ukrainas. Ukraina ka 905 miliardë metra kub rezerva të gazit natyror, shifër kjo e mjaftueshme deri në vitin 2047.

 

Ndërsa sa i përket qymyrit, Kievi ka eksportuar rreth 500 mijë ton në vitet e fundit.

 

Në qershor 2020, qeveria e Ukrainës i dha përparësi përdorimit të qymyrit në termocentralet ukrainase për të zvogëluar importin e gazit natyror të përdorur në termocentralet për prodhimin e energjisë elektrike.

 

Sa i përket prodhimit të qymyrit, Ukraina renditet e 17 në botë./Burimi: Ora News


Më të lexuarat