Secondary Adv

Cmimet e larta te karburanteve, Konfindustria kerkon nderhyrjen e qeverise

Konfindustria i ka kërkuar qeverisë që të ndërhyjë me politika fiskale për të ulur çmimet e karburanateve, pasi po sjellin pasoja shkatërruese për prodhimin vendas.

 

Sipas Konfindustrise duhet të ulet ngarkesa fiskale e karburanteve në nivele si vendet e rajonit, teksa kanë kërkuar edhe çbërjen e Bordit të Transparencës dhe të krijohet krijimi i Entit Rregullator të Karburanteve si institucion profesional i përhershëm.

 

"Konfindustria kërkon ndërhyrjen e menjëhershme të qeverisë për ndryshimin të politikave fiskale me qëllim uljen e çmimit të karburanteve në tregun shqiptar.

 

Çmimet e larta të karburanteve po prodhojnë pasoja shkatërruese për prodhimin vendor, industritë, bizneset dhe qytetarët shqiptarë.

 

Çmimi i karburanteve në tregun shqiptar në javën e parë të qershorit 2022 shkoi në rekordin historik të afër 2,3 euro/litër më i larti në rajon dhe nga më të lartët në Europë. Në Kroaci çmimi i naftës është 1,7 euro/litër.

 

Çmime ndjeshëm më të ulta ka Maqedonia e Veriut, Kosova, Mali i Zi, etj. Konfindustria kërkon si ndërhyrje të parë uljen e ngarkesës fiskale të karburanteve në nivele të njëjta me shtetet e rajonit.

 

Përveç me pasoja të pallogaritshme të rënda në ekonominë kombëtare taksimi shumë i lartë i karburanteve është burimi më i madh i shmangies fiskale me qindra milion euro në dëm të buxhetit të shtetit.

 

Sipas të dhënave krahasuese në Shqipëri deklarohet pothuaj 20% konsum karburanti më pak nga Kosova kur duhet të ishte krejt e kundërta.

 

Konfindustria vlerëson, se është domosdoshmëri cbërja e Bordit të Trasparencës dhe krijimi i Entit Rregullator të Karburanteve si institucion profesional i përhershëm, në varësi të Kuvendit të Shqipërisë sipas shëmbujt të ngjashëm të shteteve fqinje", thotë Konfindustria./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat