Tjeter rrjedhje e te dhenave personale: 3 mln numra te shqiptareve ne shitje online
Pas daljes së listës së pagave dhe targave, një tjetër rrjedhje e të dhënave personale të qytetarëve shqiptarë është e aksesueshme në internet.
Numrat e telefonit te 3 milionë shqiptarëve së bashku me emrat e përdoruesve të këtyre numrave, janë reklamuar në një faqe interneti për t’u shitur.
Poseduesit edatabase të numrave personale kanë listuar dhe çmimet e shitjes së numrave, ndërsa përdorimi i tyre bëhet për fushata marketingu.
4.000 dollarë është çmimi për blerjen e 3 milion të dhënave për numrat shqiptarë të telefonisë mobile. 1.500 dollarë nëse do të blesh të dhënat e 1 milion numrave, 1.000 dollarë për 500.000 numra dhe vetëm 350 dollarë për 100.000 numra.
Në faqen ku mund të blesh listën me numrat e shqiptarëve thuhet se lista e numrave celularë është e saktë dhe autentike e madje dhe informacione janë të përditësuara, me numrat personale, emrat, qytetet si dhe kodet postare.
Kujtojmë se skandali i publikimit të pagave dhe të dhënat personale rrezikoi stabilitetin dhe sigurinë e qytetarëve.
Këto të dhëna u shpërndanë me shpejtësi në rrjetet sociale ku përfshinte të dhënat e pagave të mbi 650 shqiptarëve, numra celulari personale të 900 mijë qytetarëve shqiptarë dhe ajo e targave e mbi 530.452 qytetarë shqiptare privat dhe për 61.513 biznese, banka, ambasada etj! /Burimi: Shqiptarja.com