Secondary Adv

Cmimi rekord i karburanteve, Rikthehen protestat

Çmimi i naftës ka arritur në maksimum, 258 lekë për litër, për këtë arsye do të rikthehen protestat në Tiranë.

 

Të mërkurën në orën 18:00, protestuesit do të mblidhen para sheshit 'Skënderbej' për të marshuar drejt kryeministrisë.

 

Thirrja për protestë është publikuar në rrjete sociale nga organizata politike me moton "S'mban më ujë pilafi".

 

"Rritja e çmimeve s’ka të ndalur. Nafta ka arritur 258 lekë/litër, ndërsa vazhdojnë të rriten çmimet e ushqimeve dhe çdo produkti të domosdoshëm. Shumica dërrmuese e qytetarëve gdhihen çdo ditë e më të varfër, më të grabitur e të nëpërkëmbur.

 

Qeveria po dëshmon dita-ditës jo vetëm kapjen nga oligarkët, por edhe inkompetencë kriminale në administrimin e krizës. Oligarkët përfitojnë miliona euro subvencione, kurse më të varfrit marrin thërrime të cilave po u skadon afati.

 

Ndërkohë që pjesa më e madhe e shoqërisë nuk përfiton asnjë masë lehtësuese, bordet qeveritare janë shndërruar në kartele ku përligjet rritja skandaloze e çmimeve. Në këto kushte, të durosh është luks që s’mund t’ia lejojmë vetes.

 

Askush nuk mund t’i varë shpresat te një qeveri hajdute, e kompromentuar dhe e paaftë. Populli duhet të marrë në dorë fatet e veta", thuhet në njoftim.

 

Para disa ditësh, Bordi i Transparencës vendosi çmime të reja për naftën, benzinën dhe gazin. Shqiptarët po e blejnë naftën me 258 lekë/litri, benzinën me 243 lekë/litri dhe gazin 86 lekë/litri./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat