Secondary Adv

Kostoja e ndertimit, rritje modeste edhe ne tremujorin e trete

Kostot e ndërtimit të banesave regjistruan një rritje të lehtë në nivelin 0.4% për tremujorin e tretë të këtij viti. Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, rritja vjetore e kostove të ndërtimit ishte e njëjtë për të tretin tremujor radhazi.


Prej disa tremujorësh, indeksi i kushtimit në ndërtim po regjistron rritje modeste, e lidhur me ecurinë e dobët të tregut të ndërtimeve rezidenciale, por edhe me konjukturën e favorshme të lëndëve të para në tregjet e huaja.Pikërisht indeksi i kostos për shpenzimet materiale në ndërtim pësoi rënie vjetore me 1.3%, duke thelluar rënien me 0.1% të tremujorit të dytë. Rënia erdhi e gjitha nga ulja e çmimeve të materialeve të ndërtimit, ndërsa çmimet për materialet elektrike dhe hidrosanitare pësuan rritje të lehtë, por ndikuan më pak indeksin e kostove, për shkak të peshës më të ulët specifike.


Një rritje me 1.6% shënuan shpenzimet e sipërmarrjeve të ndërtimit për pagat e punonjësve, rritje kjo më e lartë krahasuar me një tremujor më parë. Për t’u regjistruar që bizneset kanë deklaruar ulje të shpenzimeve të transportit me 0.6% dhe të energjisë me 0.8%. Sektori i ndërtimit po regjistron ecuri të përmirësuar që nga mesi i vitit të kaluar.


Më të lexuarat