Secondary Adv

Parqet eolike ne Shqiperi: 9 kompani europiane pjese e gares

Ndërtimi i parqeve eolike në Shqipëri ka tërhequr vëmendjen e kompanive më të njohura europiane në këtë sektor.

 

Lajmi është bërë i ditur sot nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, gjatë fjalës së mbajtur në Konferencën e parë Kombëtare Antikorrupsion.

 

 “Një eksperiencë e re, shumë e suksesshme po vazhdon dhe po ndodh në këto momente me tenderin e ndërtimit të impianteve të erës. Një ankand i dytë, pasi atij të impianteve fotovoltaike, impiantet e erës.

 

Në datën 9 qershor, skuadra ime e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, me prezencën e skuadrës së BERZH, kanë hapur fazën e parë të shprehjes së interesit përsa i përket këtij ankandi për ndërtimin e parqeve 100 megavat në Republikën e Shqipërisë.

 

Deri më tani janë 9 pjesëmarrës, të cilët janë nga kompanitë më të mëdha evropiane. Nga Verbundi austriak, tek Total francez, të cilët kanë shprehur interes për të marrë pjesë në fazën e dytë dhe për të pasur pas një viti një fitues edhe në këtë fushë”, u shpreh Balluku.

 

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë e cilësoi këtë si një dëshmi e garës së hapur që tashmë Qeveria Shqiptare po zhvillon dhe që po tërheq gjithmonë e më shumë kompanitë e huaj.

 

Ky ankand vjen pas dy ankandeve të zhvilluara për dy parqet fotovoltaike, Karavasta dhe Spitallë, të cilat u fituan nga kompania e njohur franceze, Voltalia./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat