Secondary Adv

OPEC: Kerkesa per nafte do tejkaloje nivelet e para pandemise

OPEC ka qëndruar parashikimit të mëparshëm se kërkesa botërore për naftë do të tejkalojë nivelet para pandemisë gjatë vitit 2022.

 

Në një raport mujor, OPEC ruajti parashikimin e saj se kërkesa botërore për naftë do të rritet me 3.36 milionë fuçi në ditë gjatë vitit 2022, duke vazhduar kështu rikuperimin nga rënia e vitit 2020.

 

Lufta e Ukrainës bëri që ҫmimi i naftës për pak kohë të shkojë mbi 139 dollarë për fuçi në mars, shifra më e lartë që nga viti 2008, duke përkeqësuar presionet e inflacionit.

 

Izolimet e shkaktuara nga COVID në Kinë, ku një shpërthim infektimesh në Pekin ka nxitur rifillimin e testimeve masive, kanë reduktuar kërkesën për naftë.

 

“Zhvillimet aktuale gjeopolitike dhe përhapja e pasigurt e pandemisë gjatë fundit të gjysmës së dytë të vitit vazhdojnë të përbëjnë një rrezik të konsiderueshëm për rimëkëmbjen e parashikuar, sipas së cilës do të arriheshin nivelet para pandemisë.

 

Presionet e inflacionit ka të ngjarë të vazhdojnë dhe mbetet ende e pasigurt se kur mund të zgjidhen problemet gjeopolitike. Megjithatë, kërkesa për naftë parashikohet në nivele të shëndetshme për gjysmën e dytë të këtij viti”, tha OPEC në raport.

 

Sipas raportit, konsumi botëror i naftës do të tejkalojë 100 milionë fuçi në ditë në tremujorin e tretë, në përputhje me parashikimet e mëparshme dhe mesatarja e vitit 2022 do të arrijë në 100.29 milionë fuçi në ditë, pak mbi normën ku ndodhej para fillimit të pandemisë në vitin 2019.

 

OPEC e mbajti parashikimin e rritjes ekonomike botërore për këtë vit në 3.5%, duke shtuar se mundësia e uljes së kësaj shifre “mbetet e madhe” ndërsa potenciali i rritjes së saj është “mjaft i kufizuar”. Nafta pësoi një rritje pas publikimit të raportit, duke u tregtuar në mbi 123 dollarë./Burimi: Telegrafi


Më të lexuarat