Secondary Adv

Rriten me 46 per qind eksportet, kryesojne materialet e ndertimit

Çmimet e larta kanë rritur volumin tregtar me jashtë të mallrave në vlerë në rekorde këtë vit edhe pse sasia e tyre është më rënie.

 

Të dhënat e INSTAT për tregtinë me jashtë gjatë 5 mujorit 2022 tregojnë se rritja e eksporteve gjatë tre mujorit shënoi rritje vjetore me 46 për qind.

 

Por rritja e importeve gjithashtu me ritme të larta, bëri që deficiti i tregtisë me jashtë të zgjerohet me tej në këtë pesë mujor duke pësuar rritje vjetore me 8%.

 

Grupi më vlerën më të madhe të eksporteve ishte sektori fason me një vlerë 56,3 miliardë me rritje vjetore 23.4%. Ndërsa rritje më të madhe në vlerë e kishte grupi i materialeve të ndërtimit me rreth 72%.

 

Fasoni me rritje, por ulet pesha në totalin e eksporteve, ndikojnë çmimet e lëndëve të para

Në këtë 5-mujor eksportet e mallrave arritën vlerën 207 mld lekë, ndërkohë eksportet e sektorit fason ishin 56 miliardë lekë ose 27% e totalit të eksporteve.

 

Vitin e kaluar pesha e fasonit në totalin e eksporteve ishte 32%. Pavarësisht se eksportet e këtij grupi  pësuan rritje vjetore me 23% ne 5-mujor, Flori Zekja nga Unioni i Fasonistëve thotë se, rritja më shumë po vjen si pasojë e çmimeve të lëndëve të para.

 

Industria fason e merr lëndën e parë jashtë vendit nga porositësit, ndaj kjo vlerë reflektohet ne çmimet finale, porse fitimet e industrisë nuk kanë pësuar rritje, pohon Zekja, i cili thotë se sektori po përballet me një kërkesë të lartë për punë.

 

Materialet e ndërtimit, rritje me 80%

Materialet ndërtimit kanë pësuar rritje të ndjeshme të eksporteve me rreth 80% në 5-mujor.

 

Vlera e tyre arriti në 48 miliardë lekë në janar-maj 2022, nga 28 miliardë lekë në të njëjtën periudhe të vitit të kaluar. Përfaqësues të sektorit bënë më dije se rritje po udhëhiqet nga çmimet e larta po edhe nga kërkesa më e lartë, për hekur dhe çimento sidomos në Kosovë.

 

Ushqimet dhe pijet rritje më të ulet nga grupet e tjera

Eksporti i ushqimeve dhe pijeve u rrit me 20% në 5-mujor. Kjo ishte rritja më e ulët në krahasim me grupet e tjera të eksporteve.

 

Vitet e tjera eksportet e ushqimeve kishin ritmet më të lartë të rritjes, për shkak të bazës së ulet eksporteve dhe rritjes së prodhimit në sera.

 

Bujqit në zonën e Myzeqesë pohojnë se këtë vit çmimet e eksporteve ishin më të larta, por sasia ka qenë e ulët për shkak se një pjesë e serave nuk u mbollën nga çmimet e larta të inputeve.

 

Zgjerohet deficiti tregtar

Në këtë pesëmujor eksportet e mallrave arritën vlerën 207 mld lekë, duke u rritur me 46,0%, ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 365 mld lekë, duke u rritur me 27,1%, krahasuar me një vit më parë.

 

Deficiti tregtar arriti vlerën 158 mld lekë, duke u rritur me 8,7%, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2021. ndikuar pozitivisht në rritjen vjetore të importeve, janë:

 

“Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me +10,7 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me +5,6 pikë përqindje dhe “ Ushqime, pije, duhan” me +4,0 pikë përqindje.

 

Vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Kosova ( 21,7%) dhe Spanja (90,6%).

 

Gjatë këtij pesëmujori vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë: Italia (58,6%), Gjermania (105,8%) dhe Kosova (15,8%).

 

Vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Spanja (75,4%) dhe Rusia (47,2%).

 

Në muajin Maj 2022, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me Maj 2021 janë: italia (15,5%), Turqia (33,2%) dhe Kina (30,4%)

 

Në Maj 2022, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 72,7% të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 54,4% të importeve gjithsej.

 

Partnerët kryesorë tregtarë janë: italia (32,9 %), Turqia (7,5%), Gjermania (6,2%) dhe Greqia (6,2%). Shkëmbimet tregtare, për pesëmujorin 2022, me vendet e BE-së zënë 61,0% të gjithë tregtisë.

 

Në periudhën Janar – Maj 2022, eksportet drejt vendeve të BE zënë 73,2% të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE zënë 54,0% të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë janë: italia (32,1%), Turqia (8,6%), Gjermania (6,8 %) dhe Greqia (6,6%).

 

Një vit më parë, janë: Italia (14,1%), Turqia (53,7%) dhe Greqia (24,4%). Vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe janë: SHBA (10,0%), Rusia (20,0%) dhe Zvicra (17,9%).

 

Burimi: Monitor https://www.monitor.al/eksportet-rriten-me-46-ne-5-mujor-bizneset-i-lidhin-arsyet-me-cmimet-e-larta-dhe-kostot-e-lendeve-te-para/


Më të lexuarat