Secondary Adv

Mbledhja e perbashket Shqiperi-Kosove, ja axhenda e dy qeverive

Teksa sot do të mbahet në Prishtinë mbledhja e përbashkët mes dy qeverive, asaj të Kosovës dhe të Shqipërisë, policia ka nisur me zbatimin e planit të masave.

 

Mediat kosovare raportojnë se sot do të ketë ndërprerje të përkohshme në intervale të shkurta kohore të qarkullimit të trafikut. “Me datën 20 qershor 2022, në Republikën e Kosovës, në Prishtinë do të mbahet takimi i radhës mes dy qeverive, asaj të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë.

 

Policia e Kosovës, do të kujdeset për ofrimin e sigurisë dhe mbajtjen e rendit e qetësisë publike, gjatë kohës së zhvillimit të mbledhjes dhe gjatë lëvizjes së kryeministrit dhe ministrave të Qeverise së Shqipërisë.

 

Në kohën e ardhjes së përfaqësuesve shtetërorë nga Shqipëria, për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës zyrtare nën përcjellje dhe sigurim, P

 

olicia e Kosovës, sot në (20.06.2022) sipas itinerarit të lëvizjes së personaliteteve/delegacioneve do të bëjë ndërprerje të përkohshme në intervale të shkurta kohore të qarkullimit të trafikut në disa segmente rrugore ku pritet të kalojnë delegacionet”, -thuhet në njoftim.

 

Ceremonia zyrtare e pritjes

11.15 – Hapja e sesionit plenar të mbledhjes së dy qeverive Kosovë-Shqipëri

 

Fjalë e z. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës

Fjalë e z. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë

 

Fjalë të shkurtra nga anëtarë të dy kabineteve për të parashtruar çështjet kryesore dhe marrëveshjet për nënshkrim

12.20 – Prezantimi nga z. Eric SMIT, Drejtor i “Royal Haskoning DHV”

 

Infrastruktura portuale dhe hekurudhore kombëtare në funksion të tregut të përbashkët kombëtar dhe katër lirive ekonomike: Projekti i Portit të ri tregtar në Porto Romano, integrimi me hekurudhën Durrës – Prishtinë, dhe Porti i thatë në Kosovë.

 

12.30 – Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare

12.45 – Konferencë e përbashkët për shtyp e dy Kryeministrave

18.00 – Promovimi i librit “Përplasja e Madhe” të Enver Hoxhaj./Burimi|: Balkanweb


Më të lexuarat