Secondary Adv

Aneksimi i Krimese, BE zgjat edhe 1 vit sanksionet ndaj Rusise

Këshilli i BE ka vendosur sot të zgjasë edhe për një vit tjetër, deri më 23 qershor 2023, sanksionet e vendosura ndaj Rusisë për aneksimin e Krimesë dhe Sevastopolit.

 

Lajmin e bëri të ditur vetë Këshilli. Sanksionet janë në fuqi që nga qershori i vitit 2014 dhe përfshijnë kufizime në tregti, investime dhe shërbime. Kujtojmë se në 2014, pas muajsh protestash kundër presidentit pro-rus të Ukrainës që rezultuan në rrëzimin e tij, Putin urdhëroi aneksimin e Krimesë nga Ukraina.

 

Më pas ai mbështeti separatistët pro-rusë në Ukrainën lindore, të cilët kanë luftuar ushtarët ukrainas në një luftë tetë-vjeçare që ka mori 14,000 jetë njerëzish.

 

Pavarësisht viteve të sanksioneve perëndimore, Rusia ruan kontrollin e Krimesë, të cilën e mori pas një referendumi që konsiderohet gjerësisht si i paligjshëm.

 

Më herët, më 16 mars 2014, u mbajt një referendum i kontestuar dhe i dënuar globalisht, ku Moska deklaroi se 96.77% e banorëve të Krimesë zgjodhën t’i bashkohen Rusisë.

 

Më 18 mars 2014, Rusia e inkorporoi ligjërisht Krimenë si dy subjekte federale ruse, Republikën e Krimesë dhe qytetin federal të Sevastopolit, pavarësisht denoncimit ndërkombëtar. Që atëherë, Krimeja dhe Sevastopoli kanë qenë në kohën e Moskës.

 

Pas aneksimit, BE dhe SHBA vendosën sanksione ndaj Rusisë. Dmitry Medvedev, në atë kohë kryeministër rus, e shpalli Krimenë të integruar plotësisht në Rusi në korrik 2015./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat