Blogger-ja angleze rendit 10 vendet me te bukura ne Shqiperi
Helen Armitage është një blogger-e e njohur angleze e udhëtimeve turistike. Ajo në një reportazh ka renditur dhjetë qytet më të bukura shqiptare që sipas saj ia vlen të vizitohen.
Ajo shkruan : “ Shqipëria është kthyer shpejt në një destinacion referencë për të pasionuarit e udhëtimeve. Ajo ndërthyr bukur modernen me tradicionalen duke u kthyer në një destiacion ‘must’ të Europës. Kemi udhëtuar në shumë qytete, në ato më të bukurat, duke filluar nga qyteti muze i Gjirokastrës e deri në fshatin e vogël dhe të bukur të Thethit.
Gjirokastra Një pasuri botërore e mbrojtur nga UNESCO. Gjirokastra njihet për arnitekturën e saj fine, otomane, ndër shembujt e pakët të mbijetuar deri në ditët e sotme në rajonin e Ballkanit.
Lin I vendosur në një gadishull të vogël në brigjet perëndimore të liqenit të Ohrit, fshati piktoresk i Linit ndan Shqipërinë nga Maqedonia fqinje. Është një destinacion që nduhet të eksploroni kur të vizitoni juglindjen e këtij vendi.
Kruja Ndodhet vetëm 32 kilometra në veriperëndim të kryeqytetit, Tiranës. Qyteti historik mburret me një nga pazaret më të mëdha të vendit.
Saranda Është qyteti jugor i Rivierës Shqiptare, një qytet i gjallë turistik dhe një nga destinacionet më popullore të vendit.
Berat Berati është gjithashtu një pasuri botërore që mbrohet nga UNESCO. Përfaqëson gjithashtu një model të ruajtur më së miri të arkitekturës otomane.
Theth I shtrirë në pjesën veriore të Shqipërisë, Thethi qenden jo larg nga kufiri me Malin e Zi. Është një fshati i vogël malor për të cilin ka shkruar edhe shkrimtarja britanike Edith Durham e cila e vizitoi gjatë fillim të shekullit 19.
Më pas përshkrimi i blogger-es britanike vazhdon me Ksamilin, Dhërmiun, Korçën dhe Shkodrës.