Secondary Adv

Bllokada e mallrave, Rusia paralajmeron Lituanine per pasoja serioze

Rusia ka kërcënuar Lituaninë me pasoja që do ndikojnë negativisht në popullsinë e vendit, pas përplasjeve për kufizimet e mallrave që kalojnë tranzit nga shteti baltik.

 

“Rusia me siguri do t’i përgjigjet veprimeve të tilla armiqësore. Masat e duhura janë duke u përpunuar në format ndërinstitucionale dhe vendimi do të merret shumë shpejt.

 

Pasojat e tyre do të kenë një ndikim serioz negativ në popullatën e Lituanisë,” tha Nikolai Patrushev, sekretari i këshillit të sigurisë të Federatës Ruse.

 

Ai tha se “bllokada nga Lituania, me sugjerim të vendeve perëndimore, në kundërshtim me normat dhe parimet e së drejtës ndërkombëtare, të tranzitit përmes territorit të saj në rajonin e Kaliningradit të një grupi të madh mallrash tregon se nuk mund t’u besohet deklaratave të perëndimit, qoftë edhe të shkruara.”

 

Në të njëjtën kohë kur Patrushev ishte në Kaliningrad, Rusia thirri ambasadorin e  Bashkimit Europian në Moskë. Pas takimit, Markus Ederer tha se i kishte kërkuar Rusisë ta zgjidhte çështjen përmes mjeteve diplomatike.

 

Ai tha se nuk ishte një bllokadë nga Lituania, pasi tranziti i mallrave të pasanksionuara vazhdon. Nga ana tjetër, Lituania tha se po parandalon vetëm dërgimin e mallrave nëpër territorin e saj në përputhje me sanksionet e reja të BE-së që hynë në fuqi në fundjavë./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat