Secondary Adv

2016-2020, rinovim i sistemit hekurudhor

Qeveria po harton një tjetër strategji për transportin, që do të përfshijë vitet 2016-2020. Më herët ishte një raport i konsulentit Luis Berget, që gjatë vitit 2010 dha një panoramë të qartë mbi situatën e rrugëve, hekurudhave, transportit ajror por edhe detar. Në të njëjtin raport jepeshin edhe opsionet që kishte qeveria për hekurudhat ku parashtroheshin tre të tillë.


E para copëzimi i saj dhe kalimi me koncension, e dyta riparimi i plotë i gjithë rrjetit që kishte dhe koston e papërballueshme ose ndërhyrja vetëm në ato segmente që ishin fizibël, pra të ardhurat përballonin shpenzimet.Gjithsesi qysh nga ajo kohë hekurudhat kanë mbetur po njëlloj. Edhe sot jemi tek studimi dhe strategjitë. Mjafton të shohësh fondet e parashikuara në programin buxhetor afatmesëm të qeverisë për të kuptuar që hekurudhat nuk pritet të kenë ndonjë zhvilim të qenësishëm, të paktën me aq para sa janë planifikuar.


Qeveria sqaron se priorite do të kenë korridoret rajonale:
Durrës-Maqedoni
Durrës-Prizren-Nish-Beograd
Beograd-Podgoricë-Durrës-Vlorë
Por ndryshe nga prioritetet e theksuara më para mbështetja për hekurudhën të paktën për vitin e ardhshëm ndarë në projekte përfshin:
18 milionë lekë për inspektime të kryera për sigurinë
5.9 milionë lekë pagesë e kostos lokale
3.5 milionë lekë për politika zhvilluese
460 milionë lekë ndihmë shtetërore në mbështetje të transportit
54 milionë lekë Blerje traversa druri hekurudhore
Shumica e shpenzimeve të planifikuara janë minimale të paktën për vitin 2016 çka nuk pritet të kenë ndonjë efekt të qenësishëm në sektorin e transportit hekurudhor në vend.


Më të lexuarat