Secondary Adv

Nje shporte per te porsalindurit, Bashkia e Tiranes hap tenderin

Një shportë për të porsalindurit me produktet më të nevojshme do jetë ndihma që pritet t’u dhurohet nënave të cilat lindin fëmijët në maternitetet e Tiranës.

 

Ky është një projekt i ndërmarrë nga Bashkia e Tiranës e cila ka shpallur tashmë tenderin me vlerë rreth 25 milionë lekë. Qëllimi i projektit është për mbështetjen e nënës së re për ruajtjen e mirëqenies fizike, emocionale dhe psikologjike dhe mësimin e shprehive për t`u kujdesur për të porsalindurin.

 

Synimi i kësaj shporte është ndihmesa në ditët e para të lindjes, me produktet e nevojshme dhe të domosdoshme për çdo nëne e cila ka sjellë në jetë një bebe.

 

Shporta e bebes do të përfshijë 9 produkte si 1 Pako Pelena një përdorimshe, 1 Shishe qelqi me biberon, 1 Shampo për bebe, 1 Letra të lagura për fëmijë, 1 Krem për bebe me vitamina, 1 Vaj hidratues trupi, 1 Biberon fallco, 1 Lodër pellushi, 1 Një botim për kujdesin ndaj fëmijës në vitet e para të jetës.

 

Shpërndarja e “Shportës së bebes” do të realizohet, bazuar në numrin e lindjeve të regjistruara nga punonjësit e gjendjes civile pranë institucioneve shëndetësore ku foshnjat kanë lindur që nga dita kur kanë ardhur në jetë.

 

Përfituesit e drejtpërdrejtë të këtij projekti do të jenë të porsalindurit në maternitetin publik “Mbretëresha Geraldine” ose “Koço Gliozheni”, prindërit e të cilëve janë me vendbanimin të përhershëm në Tiranë./Burimi: SCAN


Më të lexuarat