Dhoma Amerikane e Tregtise: Amnistia fiskale rrezik per pastrimin e parave
Kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jaço ka folur për rritjen e investimeve amerikane duke thënë se është organike.
Ndër të tjera theksoi se Shqipëria është më poshtë se Maqedonia e Veriut dhe Serbia për investimet për shkak të luftës në Ukrainë dhe indeksit të biznesit.
Jaço dha 8 rekomandimet për përmirësimin e klimës së biznesit duke nisur nga miratimi i paketës antikorrupsion deri te procedurat e prokurimit publik dhe përpjekjet për të shmangur pastrimin e parave.
Sa i përket draftit të projektligjit për amnistrinë fiskale, Dhoma Amerikane e Tregtisë ka të njëjtat shqetësime. Sipas tyre në plan të parë drafti i ri nuk i ka dhënë përgjigje shqetësimeve që projekti lë hapësira për evazion fiskal dhe pastrim parash.
"Dhoma amerikane e tregtisë do organizojë në shtator konferencën smart city, e cila do të prezantojë disa nga teknologjitë më të përparuara dhe për herë të parë do jenë prezente disa nga kompanitë amerikane më të mëdha në këtë fushë si Google, Amazon, Tesla që nuk janë shumë prezente në rajonin e Ballkanit.
Do jenë prezent 20 kryetar të bashkive të rajonit të Ballkanit Perëndimor. Indeksi i biznesit, po mundohemi ta standardizojmë që të jetë prezent në të gjitha vendet e rajonit.
Kjo do na jepte mundësinë që ta krahasohemi në indikatorë të ndryshëm por edhe për të marrë praktikat më të mira. E fundit, kemi shënuar rritje të investimeve amerikane me 62 milionë në vitin që kaloi.
Kjo është rritje organike e bërë me kontribut të investimeve të vogla, të cilat i konsiderojmë se do jenë të qëndrueshme. Jemi të qartë që janë shifra modeste. Edhe kjo na çon te klima e biznesit.
Nëse krahasohemi me RMV dhe Serbinë ne jemi poshtë në investime në Shqipëri. Ka dy faktor që po e bëjnë klimën më të rëndësishme.
Faktorët e jashtëm me sfidat globale si lufta në Ukraine që ka përshpejtuar presionet e inflacionit, por ka ndërprerë kanalet e furnizimit por nga ana tjetër indeksi i biznesit ka pësuar rënie në 3-4 vitet e fundit.
Indeksi është i rëndësishëm sepse mat klimën e biznesit, dhe kjo na shqetëson. Klimën e biznesit e ka Shqipëria ne dorë", tha Jaço./Burimi: Shqiptarja.com