Secondary Adv

Bllokada e grurit, te pakten 44 mln persona mund te perballen me zine e bukes

Të paktën 44 mln njerëz që mbështeteshin tek Ukraina për t’u ushqyer po përballen me zinë e bukës dhe situata mund të ndryshojë vetëm nëse lufta merr fund.

 

Megjithatë, duket gjithnjë e më shumë e mundshme që fati i tij mund të vendoset në një vijë tjetër fronti, mijëra milje larg: në shkretëtirat e Lindjes së Mesme dhe tokat bujqësore të goditura nga thatësira të Afrikës.

 

Të paktën 44 milionë njerëz që mbështeteshin tek Ukraina për t’u ushqyer po përballen tashmë me zinë e bukës dhe situata mund të ndryshojë vetëm nëse lufta merr fund.

 

Bllokadat e porteve kryesore të Ukrainës në Detin e Zi kanë bërë që të ndalë furnizimi me drithë që më parë ushqente 400 milionë persona. Nga uria rrezikohen tashmë vende nga Libia në Liberi dhe nga Siria në Sudanin e Jugut. Në këtë front, të paktën, Putini duket se po fiton.

 

Një numër në rritje liderësh, të cilëve u bashkua javët e fundit nga kreu i Bashkimit Afrikan Macky Sall, po i bëjnë presion Perëndimit për të hapur rrugën për një marrëveshje paqeje që shumica e analistëve thonë se do të favorizonte Rusinë, por që do të bënte që do të lejonte rikthimin e furnizimeve./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat