Secondary Adv

BSH kontrolle ne pikat e Kembimit Valutor, 12 licenca te hequra

BSH i ka kushtuar shumë vëmendje zyrave të këmbimit valutor në vend, të cilët konsiderohen hallka më vulnerabël kur vjen fjala te rreziku i pastrimit të parave.

 

Në raportin e Mbikëqyrjes për vitin e shkuar, Banka e Shqipërisë njofton se ka kryer 90 inspektime në këto zyra, një pjesë të të cilave në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave.

 

Në këtë kuadër, është zhvilluar një numër i konsiderueshëm inspektimesh në vend, bën me dije Banka e Shqipërisë,

 

që lidhen me parandalimin e pastrimit të parave me fokus të veçantë mbi çështjet e financimit të terrorizmit dhe zbatimit të sanksioneve ndërkombëtare, veçanërisht për subjektet financiare jobanka (SFJB) dhe zyrat e këmbimit valutor (ZKV), si subjekte më vulnerabël.

 

Nga inspektimi i ZKV-ve janë evidentuar mangësi në lidhje me mungesën e njohurive dhe për pasojë moszbatimin e detyrimeve ligjore/rregullatore në lidhje me: (i) zbatimin e vigjilencës së duhur/zgjeruar; (ii) sistemin e centralizuar; (iii) trajnimet;

 

(iv) mungesë evidencash që dokumentojnë verifikimin në lidhje me TF dhe TFS; (v) mungesë analizash dhe mungesë shfrytëzimi të portalit të raportimit online të DPPPP-së.

 

Për problematikat e evidentuara për ZKV-të është vijuar me masa mbikëqyrëse/ administrative respektivisht si më poshtë: Gjobë 26 ZKV; Tërheqje vëmendje 16 ZKV; Revokim licence 12 ZKV.

 

Në Shqipëri aktualisht numërohen 556 zyra këmbimi valutor, ndërkohë që e lartë mbetet kërkesa për licenca të reja në këtë aktivitet./Burimi: SCAN


Më të lexuarat