Secondary Adv

Shkeljet me tenderat per gjelberimin e Tiranes, oferta me e ulet skualifikohet

Teksa prej disa vitesh Bashkia e Tiranës ka shpallur planet për pyllin orbital, Drejtoria e Përgjithshme e Pastrimit dhe Gjelbërimit, synon t’i blejë pemët me çmime më të larta.

 

Gjithçka është konstatuar nga Komisioni i Prokurimit Publik, pas një ankese të depozituar nga kompania “Albgarden” SHPK, që është përjashtuar nga gara me justifikimin se 2 fatura janë paraqitur së bashku e jo si dy dokumente të ndarë, ndërsa njëra prej tyre nuk ka barcod, që të vërtetojë fiskalizimin.

 

Po ashtu, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave, pranë Drejtorisë së Pastrimit dhe Gjelbërimit, në Bashkinë e Tiranës e ka përjashtuar kompaninë, nga gara pasi nuk vërtetohet dorëzimi i mallit.

 

Por, gjatë shqyrtimit të ankesës, Komisioni i Prokurimit Publik ka konstatuar se krahas faturave për blerjen e mjeteve të kërkuara për të kryer me sukses ofrimin e shërbimit, kompania Albgarden ka bashkëngjitur edhe foto të tyre.

 

Megjithatë, sipas KPP, Drejtoria e Pastrimit dhe Gjelbërimit, gjatë vlerësimit për këtë procedurë prokurimi dhe përpara publikimit të njoftim-fituesit nuk ka zbatuar përcaktimet e Vendimit të Këshillit të Ministrave,

 

që parashikon se përpara publikimit të njoftimit të fituesit dhe nisjes së afateve të ankimit, autoriteti/enti kontraktor i kërkon ofertuesit të kualifikuar, i pari dorëzimin e dokumenteve origjinale ose në kopje të njësuara me origjinalin.

 

Gjithashtu, sipas KPP nuk është kërkuar asnjë sqarim apo informacion në përputhje me vendimin e qeverisë,

 

që parashikon se autoriteti kontraktor ka të drejtë të kryejë verifikimet e nevojshme mbi vërtetësinë e informacionit të deklaruar nga operatori ekonomik pranë institucioneve kompetente ose t’i kërkojë sqarime dhe dokumente mbështetëse për këto sqarime operatorit ekonomik.

 

Për më tepër, KPP vëren, se legjislacioni i prokurimit publik i njeh të drejtën autoritetit kontraktor, por dhe vetë ky i fundit ka rezervuar në dokumentet standarde të tenderit edhe të drejtën e verifikimit apo sqarimit nga operatorët ekonomikë pjesëmarrës lidhur me vërtetësinë dhe saktësinë e informacionit që përmbajnë dokumentet e paraqitura nga ata dhe më pas të marrë vendim lidhur me to.

 

Në këto kushte, Komisioni ka rrëzuar vendimin e Drejtorisë së Pastrimit dhe Gjelbërimit, duke kërkuar kualifikimin e tij në garë e rrjedhimisht edhe shpalljen fitues, duke qenë se oferta e kësaj kompanie është më e ulët.

 

Referuar, dokumenteve kjo kompani ka oferuar për furnizimin dhe vendosjen e pemëve dhe shkurreve dekorative 35 mln lekë, ndërkohë që kompania “Fusha”, që ishte kualifikuar më herët, për të njëjtin shërbim kishte ofertuar 35,996,500 lekë./Burimi: SCAN


Më të lexuarat