Reforma ne sektorin e ujit, krijohen 3 shoqerite e para te ujesjellesit
Reforma në sektorin e ujit, Ministria e Infrastruktës marrëveshje me bashkitë për krijimin e 3 shoqërive të para të Ujësjellës- Kanalizimeve.
Do të bëhen 15 ujësjellës, 46 do të shkrihen. Ujësjellësi i Krujës, Kavajës, Rrogozhinës, Shijakut dhe qytetit të Durrësit do të shkrihen në një, në atë të Ujësjellës Durrës.
Ujësjellësi i Korçës do të bashkohet me Devollin, Maliqin, Kolonjën dhe Pustecin, Korçën, ndërsa ujësjellësi i Pogradecit do të bashkohet me Përrenjasin.
Kur njësitë e vetëqeverisjes vendore vendosin për të krijuar shoqërinë aksionare me aksionar edhe ministrinë përgjegjëse për infrastrukturën dhe energjinë, ministria zotëron jo më pak se 51% të aksioneve me të drejta vote.
Njësitë e vetëqeverisjes vendore, të cilat kanë lidhur marrëveshje për riorganizimin e shoqërive aksionare ekzistuese të ujësjellës-kanalizimeve në pronësi të tyre,
zotërojnë bashkërisht jo më shumë se 49% të aksioneve me të drejta vote të SKP së krijuar rishtazi, në përpjesëtim me numrin total të abonentëve aktivë, që kanë shoqëritë aksionare ekzistuese në pronësi të tyre në momentin e nënshkrimit dhe të hyrjes në fuqi të marrëveshjes për krijimin e SKP./Burimi: Shqiptarja.com