Secondary Adv

Ndryshon cmimi i karburanteve, sa do shiten nga sot nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës i ka hequr edhe një 3 lekësh çmimi të naftës duke e zbritur në 255 lekë/litër nga 258 lekë/litër që ishte më parë.

 

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë 255 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 243 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë 242 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë 230 lekë/litër.

 

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 83 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 71 lekë/litër për automjetet.

 

(Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

 

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 28 Qershor ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

 

Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.

 

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit. Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë./Burimi: Balkanweb


Më të lexuarat