Secondary Adv

Rritja e cmimit te produkteve bazike, shtrenjtohet buka ne Kosove

Duke filluar nga e hëna, çmimi i bukës në disa furra të Kosovës ka arritur në 60 centë.

 

Arsyetim për këtë është marr rritja e vazhdueshme e çmimeve të produkteve bazike. Mirëpo, ky shtrenjtim nga Shoqata e Mullisëve nuk po konsiderohet e drejtë morale.

 

Drejtori ekzekutiv i kësaj shoqate, Muhamet Farizi thekson për Telegrafin se aktualisht mullisët i përmbushin të gjitha kushtet për ta bërë furnizimin e popullatës me miell.

 

“Çmimet e miellit në Kosovë janë më të ulëtat në rajon. Vendi ynë pa importin e nga vendet tjera nuk mund t’i përmbush të gjitha nevojat. Aktualisht mullisët i përmbushin të gjitha kushtet për ta bërë furnizimin e popullatës me miell.

 

Mirëpo, është në drejtë e tyre që ta bëjnë një gjë të tillë, ata që nuk mund t’i përballojnë çmimet. Bazuar në çmimin e aktual të miellit, nuk është e drejtë morale që të bëhet shtrenjtimi i produkteve të bukës. Ata duhet të kenë kujdes ndaj popullatës”, tha Farizi.

 

Në fillim të muajit mars është raportuar se Kosova ka mjaftueshëm miell dhe se kapacitetet prodhuese të mullisëve në vend është për 5.5 milionë banorë. Sipas tyre, gjatë vitit të kaluar asnjë kilogram grurë nuk është importuar nga Ukraina apo Rusia./Burimi:Telegrafi


Më të lexuarat