Secondary Adv

Skocia drejt referendumit per pavaresine nga Mbreteria e Bashkuar

Kryeministrja e Skocisë ka caktuar datën 19 tetor 2023, në të cilën synon mbajtjen e një referendumi të dytë për pavarësinë e Skocisë nga Mbretëria e Bashkuar.

 

Ajo i tha Parlamentit Skocez sot se pyetja që do të bëhej do të ishte e njëjtë si në votimin e 2014: "A duhet Skocia të jetë një vend i pavarur?" Zonja Sturgeon tha se do t'i shkruante dhe kryeministrit Boris Johnson për ta informuar atë për planet e saj.

 

Kryeministri ka refuzuar vazhdimisht thirrjet e saj për një referendum tjetër, por kryeministrja Sturgeon shprehet e vendosur.

 

"Ajo që nuk jam e gatshme të bëj, ajo që nuk do të bëj kurrë është të lejoj që demokracia skoceze të jetë e burgosur e Boris Johnson ose e ndonjë kryeministri tjetër", u shpreh kryeministrja Sturgeon.

 

"Vendosmëria ime është të siguroj një proces që i lejon popullit të Skocisë, qoftë po, jo apo ende për t'u vendosur, të shprehin pikëpamjet e tyre në një referendum ligjor, kushtetues në mënyrë që pikëpamja e shumicës të mund të vendoset në mënyrë të drejtë dhe demokratike.

 

Hapat që po hedh sot synojnë ta arrijnë atë.", tha kryeministrja e Skocisë./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat