Secondary Adv

Subjekti privat demton rrjetin elektrik, pa drita disa zona ne Tirane

Si pasojë e dëmtimit të disa fiderave të NST Traktora nga punimet e një subjekti publik, kanë mbetur pa energji disa zona në Tiranë.

 

Lajmi është bërë i ditur nga OSHEE. Mësohet se pa energji janë konkretisht zonat; Qesarakë, rrugët “4 Dëshmorët”, “Bajram Curri”, “Riza Cerova”, “Kongresi i Manastirit”, zona pranë gjimnazit “Çajupi”, rrugët “11 Shkurti”, “Bardhyl”, “Hoxha Tahsim”, zona “Kodra e Priftit”, rruga “Sitki Çiço”, Shkozë dhe zona pranë Freskut.

 

Ndërkohë, grupet e avarisë së OSSH janë në terren duke riparuar rrjetin e dëmtuar për rikthimin sa më të shpejtë të energjisë elektrike./Burimi: BalkanWeb


Më të lexuarat