Secondary Adv

Bordi i Transparences publikon cmimet e reja, ulet nafta

Prej pasdites së sotme nafta do të kushtojë 6 lekë më pak.

 

Bordi i Transparencës ka vendosur që një litër naftë të kushtojë 249 lekë, nga 255 lekë që ishte çmimi i vendosur një ditë më parë. Sakaq, Bordi ka lënë të pandryshuar çmimin e gazit, që do të shitet 83 lekë/litri dhe të benzinës në 242 lekë/litri.

 

Ky vendim i bordit për të ulur çmimin e naftës, vjen në një kohë që në bursë luhatjet vijojnë ndërsa çmimi i naftës është rritur nga 111 dollarë që ishte fuçia në 23 qershor në 118 dollarë ditën e sotme.

 

Vendimi do të hyjë në fuqi sot në orën 18:00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

 

Çdo biznes i shitjes me shumicë dhe pakicë i nënprodukteve të naftës është i detyruar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës, në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë.

 

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullim aktiviteti, heqje licence dhe sekuestrim. "Bordi i Transparencës në datë 29 Qershor 2022, në mbledhjen e radhës vendosi:

 

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të  jetë jo më shumë se 249 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 237 lekë/litër.

 

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 242 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 230 lekë/litër.

 

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 83 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 71 lekë/litër për automjetet.

 

(Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

 

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 29 Qershor ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

 

Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtej vendimi.

 

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit. Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë", thuhet në njoftim./Burimi; Shqiptarja.com 


Më të lexuarat