Secondary Adv

Von der Leyen: KE gati te nise procesin e shqyrtimit per Shqiperine e RMV

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, në një njoftim në Twitter ka deklaruar se Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria janë afër një marrëveshjeje.

 

“Komisioni Evropian është gati të nisë procesin e shqyrtimit për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, hapin e radhës në rrugën e tyre evropiane”, shkruan  ajo ndër të tjera.

 

“Telefonatë shumë e mirë me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovachevski. Lajmi i shumëpritur që Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria, me mbështetjen e Francës, janë afër një marrëveshjeje që merr parasysh interesat dhe shqetësimet.

 

Komisioni Evropian është gati të nisë procesin e shqyrtimit për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, hapin e radhës në rrugën e tyre evropiane“, pohon ajo./Burimi: Balkanweb


Më të lexuarat