BSH: Investimet e huaja bien me 10 per qind ne tremujorin e trete
Pasi ishin rritur për dy tremujorë rradhazi, investimet e huaja direkt kanë shënuar rënie në të tretin, sipas statistikave të bilancit të pagesave të Bankës së Shqipërisë, duke reflektuar tkurrjen e investimeve në hidrokarbure.
Fluksi i investimeve të huaja direkte ishte rreth 10% më i ulët në krahasim me fluksin prej 256 milionë eurosh të një viti më parë, referon BSH.Gjithsesi, për 9 mujorin, investimet rezultojnë me një zgjerim prej 16%, por dukshëm rritja është ngadalësuar, në raport me 33% që ishte për 6 mujorin.Ndërsa hidrokarburet kanë qenë sektori që kanë kontribuar më shumë në rritjen e investimeve të huaja deri tani, duke përbërë më shume se 50% të investimeve, pesha e tyre rezulton në zvogëlim, si rrjedhojë e rënies së çmimeve të naftës, që i ka bërë sipërmarrjet më pak të interesuara për të realizuar investime kapitale.
Në tremujorin e tretë, investimet, për herë të parë në vitet e fundit, kryesoren nga energjetika, kryesisht hidrocentralet, ku ndikimin më të madh vlerësohet ta ketë dhënë Devolli Hydropower.Sipas Bankës së Shqipërisë, prurjet në formën e investimeve direkte gjatë kësaj periudhe kanë ardhur nga sektori i energjetikës me rreth 61%, ai i hidrokarbureve me rreth 21%, të ndjekur nga sektori bankar dhe i telekomunikacionit, që kanë tërhequr përkatësisht 8% dhe 2% të flukseve hyrëse të investimeve të huaja direkte.