Secondary Adv

Historike, BE blen me shume gaz nga SHBA sesa nga Rusia

Për herë të parë në histori, Bashkimi Europian ka blerë më shumë gaz natyror të lëngshëm (LNG) nga SHBA sesa nga Rusia.

 

“Qershori është muaji i parë ku BE-ja ka importuar më shumë gaz nga SHBA-të sesa nga Rusia”, shkruan Fatih Birol në një postim në Twitter. Në fund të majit kompania ruse e energjisë Gazprom ka njoftuar se ka ndaluar plotësisht dërgesat e gazit natyror në Holandë.

 

Në një deklaratë me shkrim nga Gazprom, thuhet se kompania holandeze e gazit natyror GasTerra nuk ka bërë pagesën e nevojshme në rubla për dërgesat e gazit rus.

 

Duke theksuar se pagesat për gazin rus duhet të bëhen në rubla që nga 1 prilli, në deklaratë theksohet se dërgesat e gazit në Holandë, e cila nuk e ka bërë këtë pagesë, sot janë ndërprerë plotësisht.

 

Sipas deklaratës të bërë dje nga GasTerra, nga Gazprom thuhet se ndërprerja e furnizimit nga data 31 maj deri më 1 tetor, kur përfundon kontrata aktuale, do të thotë se nuk do të blihen 2 miliardë metër kub gaz natyror.

 

Gazprom më parë ndaloi dërgesat e gazit natyror në Poloni, Bullgari dhe Finlandë me arsyetimin se nuk kishin paguar në rubla./Burimi; abcnews.al


Më të lexuarat