Secondary Adv

Hapet tenderi per Parkun Rinia dhe Bulevardin, 38 mln leke per sistem ujitje

Punimet ne parkun Rinia, një sipërfaqe prej 2.98 hektarësh nuk kanë të mbaruar.

 

Për rregullimin e sistemit te ujitjes agjencia e parqeve dhe rekreacionit ka hapur një tender. Pavarësisht se tenderi i fundit ka qenë në 2020 prej rreth 1 miliard lekësh mbi këtë park, mesa duket punimet s’kanë qene të suksesshme teksa i është dashur të investojnë përsëri.

 

Kujtojmë se ky park çdo periudhë shirash përmbytet pasi sistemi i kanalizimeve nuk është ndërtuar sic duhet, duke krijuar dhe pellgje të mëdha me ujë.

 

Bashkia e Tiranës ka dalë garant për të financuar këtë tender me vlerë 4 milionë e 160 mijë lekë. Në të njëjtën situatë ndodhet dhe bulevardi dëshmorët e kombit, të cilit i ka dalë tashmë një tender tjetër.

 

Në këtë bulevard i cili është një monument kulturor i kategorisë II, Bashkia e Tiranës e sheh të nevojshme përmirësimin e ndriçimit public dhe ndërtimin e korsive te biçikletave nga sheshi Nënë Tereza drejt hyrjes se liqenit artificial.

 

Shpenzimet ne këtë tender përfshijnë element të ndryshëm nga ndërrimi i shtyllave elektrike deri tek gërmimet përreth sheshit Nënë Tereza për ndërtimin e korsive të cilat sipas tenderit kapin e 33 milionë e 194 mijë lekësh./Burimi: SCAN


Më të lexuarat