Secondary Adv

Shtrenjtohet jetesa per gjermanet, rritet me 10 per qind energjia elektrike

Një e katërta e qytetarëve në Gjermani kanë harxhuar 10% më shumë të të ardhurave familjare neto për sa i përket shpenzimeve për energji elektrike.

 

Kështu njofton Instituti gjerman i Ekonomisë (IW) duke shtuar se kjo normë në muajin maj të vitit kaluar ishte 14.5 për qind, shkruan DPA, përcjell Telegrafi. “Rreziku për një varfëri energjetike është rritur dukshëm.

 

Çmimet enorme të energjisë po i vënë familjet nën presion financiar”, tha ekonomisti i IW-së, Ralph Henger. Varfëria energjetike konsiderohet kur qytetarët shpenzojnë më shumë se 10% e të ardhurave për ngrohje, ujë të nxehtë dhe energji elektrike.

 

Sipas llogaritjeve të IW-së, kjo ka prekur të gjithë ata qytetarë dhe familjet me të ardhura të ulëta, duke përfshirë të papunët, personat afër pensionimit apo ata prindër të vetëm.

 

Po ashtu, IW-ja thekson se pothuajse 65% e personave me të ardhura më të ulëta, gjatë muajit maj duhej të shpenzonin më shumë se 10% për energji.

 

Statistikat tregojnë se shumë prej tyre tashmë janë në kufirin e varfërisë, që do të thotë se ata kanë të ardhura më pak se 60 për qind e familjeve me të hyra mesatare. Megjithatë, Henger paralajmëroi se rreziku i varfërisë energjisë shtrihet edhe në klasën e mesme.

 

Pas përkeqësimit të krizës së gazit dhe rritjes së çmimeve të energjisë elektrike, përfaqësues të industrisë dhe Bankës Qendrore të Gjermanisë pritet të takohen me zyrtarë të qeverisë për diskutuar rreth ecurisë së inflacionit./Burimi: Telegrafi


Më të lexuarat