Secondary Adv

Doganat mbledhin rreth 1 mld USD ne 6 muaj, me e larta qe prej 2013

Të ardhurat nga doganat për 6 Mujorin e parë janë realizuar në masën 103 miliardë lek nga 98,3 miliardë lekë të planifikuara.

 

Sipas të dhënave zyrtare krahasuar me planin fillestar janë realizuar më shumë rreth 10.7 miliardë lek më shumë (ose rreth 107 milionë $ më shumë). Në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2021 janë realizuar rreth 18.3 miliardë lek me shumë (rreth 18 Mln $ më shumë).

 

Duhet vlerësuar se gjashtë mujori Janar-Qershor 2022 ka realizmin më të lartë të çdo gjashtë-mujori që prej vitit 2013, megjithse i ndikuar nga situate e nje krize e zgjatur:

 

Taksa Doganore + 811 Mln lek më shumë nga rifillimi i importit të mallrave me origjinë kryesisht Kinë;

 

Akciza, ne total +1 Mld lek që ka ardhur përgjithësisht nga rritja e akcizës së cigares dhe rritja e sasisë së konsumit me 151 ton, me një rezultante prej rreth 1.3 Mld lek, Birra me rreth 72 mln lek, vera me +33 mln lek si dhe indeksimi i akcizës me 3.3%.

 

TVSH, në total, T.V.SH-ja krahasuar me gjashtë-mujorin 2021 ka dhënë rreth 13,6 Mld lek më shumë, e stimuluar kryesisht nga:

– +3.3 Mld lek rritje e importit te energjisë elektrike.

 

– +2,7 Mld lek rritje e cmimit të karburantit dhe ndikimi i saj i drejt per drejt në TVSH.

– +2 Mld lek rritje nga Mallrat e konsumit të përgjithshëm, etj….

 

– +2 Mld lek rritje nga importi i Metaleve Bazë

– +1 Mld lek rritje nga importi i Gazit të lëngshëm

– +420 Mln Lek të ardhura nga rritja e cmimi të materialeve plastike etj..

 

Renta +1 Mld lek për shkak të efektit të rritjes së cmimit të bursës me rreth +70%. Rritja eshtë 650 Mln për naftën bruto dhe 350 Mln për mineraret e tjera./Burimi: Monitor https://www.monitor.al/doganat-mbledhin-rreth-1-miliarde-usd-per-6-mujorin-e-pare/


Më të lexuarat