Secondary Adv

Eksporti i bllokuar, Zelensky: 60 mln ton drithe rrezikojne te mbeten stok

Eksporti i drithërave vijon të mbetet një problem serioz në Ukrainë.

 

Sipas presidentit Volodymyr Zelensky, nëse eksporti vijon të mbetet i bllokuar, rrezikon që deri në vjeshtë të grumbullohen deri në 60 milionë tonë drithë stok. “Deri tani 22 milionë tonë drithë janë bllokuar.

 

Parashikojmë që rreth 60 milionë tonë të grumbullohen deri në vjeshtë. Atëherë do të jemi në një situatë vërtet të vështirë, shumë të vështirë”, tha Zelensky.

 

Gjithashtu presidenti i Ukrainës tha se po punonte me Kombet e Bashkuara, në përpjekje për të hapur një korridor të sigurt që do të lejonte vendin e tij të eksportonte grurë nga portet në Detin e Zi.

 

“Ne jemi të interesuar për këtë si eksportues. Jemi të interesuar, që fermerët tanë të vazhdojnë të punojnë për të korrat e vitit të ardhshme. Për ta bërë këtë, ne duhet të eksportojmë gjithë këtë drithë, elb, grurë, misër, etj “, shtoi Zelensky.

 

Gjithashtu ai bëri me dije se Ukraina po punon në rrugë të ndryshme hekurudhore dhe përmes porteve lumore për eksportin e drithit./Burimi: Balkanweb


Më të lexuarat