Secondary Adv

Rritja e rasteve, EMA: Europa po perballet me valen e re te Covid-19

Ekspertët kanë nënvizuar se problematike mbetet përhapja e virusit te grupmosha të caktuara.

 

“Rritja e transmetimit midis grupmoshave më të vjetra ka filluar të përkthehet në sëmundje të rënda. Ndërsa kjo valë e re po përhapet në të gjithë Evropën, është thelbësore të ruhet mbrojtja e grupeve vulnerabël dhe të shmanget çdo shtyrje e vaksinimit.”

 

Ndërsa vaksinat ekzistuese të koronavirusit vazhdojnë të ofrojnë mbrojtje të mirë kundër shtrimit në spital dhe vdekjes, efektiviteti është  ulur pasi  virusi ka evoluar.

 

Prodhuesit e vaksinave, si Moderna dhe  Pfizer – BioNTech kanë testuar versionet e reja të vaksinave të tyre të modifikuara për të luftuar variantet e reja të Omicron.

 

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se numri i rasteve ishte rritur me 18 për qind krahasuar me javën e kaluar ku ishin raportuan më shumë se 4.1 milionë raste të reja në nivel global.

 

OBSH, njoftoi se numri i vdekjeve në mbarë botën mbeti relativisht në të njëjtin nivel me rreth 8,500 në dite. Ndërsa pandemia hyn në vitin e tretë, pothuajse të gjitha vendet e BE-së kanë hequr shumicën e masave kundër koronavirusit./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat