Secondary Adv

Konfirmohet rasti i pare i lise se majmuneve te nje grua ne Portugali

Autoritete shëndetësore portugeze kanë njoftuar rastin e parë të konfirmuar të lisë së majmunëve.

Bëhet fjalë për një grua. Njoftimi është bërë publik të premtes e 8 korrikut. Deri ditën e djeshme Portugali kishte gjithsej 473 raste të lisë së majmunëve, të gjitha raste të regjistruara te meshkujt.

 

Shumica e infeksioneve u gjetën në Lisbonë dhe Luginën Tagus, sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Shëndetësisë e Portugalisë (DGS).

 

Lija e majmunit është e zakonshme tek kafshët e egra siç janë brejtësit. Megjithatë, edhe njerëzit mund të infektohen me virusin. Simptomat e lisë së majmunëve përfshijnë skuqje të lëkurës, ethe , dhimbje koke, dhimbje shpine, ënjtje dhe lodhje./Burimi:abcnews.al/


Më të lexuarat