BSH: 10 per qind renie te investimeve te huaja ne tremujorin e trete
Banka e Shqipërisë konstaton rënie me 10% të fluksit të investimeve të huaja në vendin tonë. Gjatë tremujorit të tretë të këtij viti, investimet e huaja arritën në 230.4 milion euro, duke qenë 25.6 milionë më të ulëta se e njëjta periudhë e një viti më parë.
Kjo rënie ka ardhur si pasojë e tkurrjes së investimeve në hidrokarbure. Për herë të parë në vitet e fundit, energjetika shndërrohet në sektorin që udhëheq investimet e huaja në Shqipëri.Tkurren me 10% investimet e huaja, një ndër burimet e vetme që deri më tani kanë ushqyer rritjen ekonomike. Të dhënat e Bilancit të Pagesave të publikuara nga Banka e Shqipërisë tregojnë se gjatë tremujorit të tretë të këtij viti, fluksi i investimeve të huaja në Shqipëri arriti në 230.4 milionë euro, duke shënuar një rënie prej 10% ose me 25.6 milionë euro kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë.
Rënia e investimeve të huaja në këtë tremujor ka ndodhur për shkak të tkurrjes së investimeve në hidrokarbure. Deri më tani, ky sektor ka qenë kontribuesi kryesor në rritjen e investimeve të huaja, duke përbërë më shume se 50% të investimeve.Por të dhënat e fundit të Bankës së Shqipërisë tregojnë për një zvogëlimin e kësaj peshe, si rrjedhojë e rënies së çmimeve të naftës, që i ka bërë sipërmarrjet më pak të interesuara për të realizuar investime kapitale.
Në tremujorin e tretë të këtij viti, investimet, për herë të parë në vitet e fundit u kryesuan nga energjetika me 61%, me investimet në hidrocentralet e vogla dhe të mesme, pasuar nga sektori bankar dhe i telekomunikacionit, që kanë tërhequr përkatësisht 8% dhe 2% të flukseve hyrëse të investimeve të huaja direkte.