Secondary Adv

Fluks pasagjeresh, 9 mije persona hyne nga porti i Durresit ne fundjave

Me nisjen e sezonit të pushimeve, është shtuar edhe fluksi i personave të cilët hyjnë në vendin tonë.

 

Vetëm në fundjavën që lamë pas, nëpërmjet Pikës Kufitare Port Durrës u përpunuan 9,147 pasagjere dhe 3,270 mjete, ndërkohë që më i ulët është ky numër në dalje nga vendi ynë.

 

Autoritetet bëjnë me dije se janë marrë të gjitha masat për përpunimin pa vonesa dhe krijimin e lehtësirave të nevojshme për udhëtarët.

 

Njoftimi:

Hyrje-daljet nëpërmjet Portit të Durrësit

08.07.2022-10.07.2022

 

Fundjava që lamë pas ka regjistruar fluks në hyrje-daljet e qytetarëve nëpërmjet Portit të Durrësit.

 

Sipas të dhënave zyrtare, përgjatë kësaj fundjave në hyrje nëpërmjet Pikës Kufitare Port Durrës u përpunuan 9,147 pasagjere dhe 3, 270 mjete, ndërkohë që më i ulët është ky numër në dalje nga vendi ynë.

 

Janë marrë të gjitha masat për përpunimin pa vonesa dhe krijimin e lehtësirave të nevojshme për udhëtarët./Burimi: Balkanweb


Më të lexuarat