Secondary Adv

Ndryshon ligji, ulet mosha e nxenesve per regjistrim ne klasen e pare

Nëse fëmija juaj është 5 vjeç dhe i mbush 6 brenda dhjetorit, atëherë mund të futet në klasë të parë në shtator.

 

Kështu parashikon nisma e fundit ligjore e qeverisë për ndryshimin e ligjit të vitit 2012 për arsimin parauniversitar, e cila është hedhur për konsultim publik për të parë nëse prindërit janë dakord me këtë propozim të ri.

 

"Arsimi bazë me kohë të plotë është i detyrueshëm për të gjithë fëmijët me banim në Republikën e Shqipërisë nga mosha gjashtë vjeç deri në moshën gjashtëmbëdhjetë vjeç, me përjashtim të rasteve të parashikuara në këtë ligj.

 

Nxënësi ka të drejtë ta ndjekë arsimin bazë me kohë të plotë kur mbush moshën gjashtë vjeç edhe pas fillimit të vitit shkollor deri në 31 dhjetor të po atij viti kalendarik, deri në moshën shtatëmbëdhjetë vjeç", thuhet në propozim.

 

Deri më tani, shumë fëmijë kanë humbur vitin e ri shkollor për shkak se për pak muaj mbushnin 6 vjeç. Pra nëse një fëmijë ishte 5 vjeç dhe i mbushte 6 në tetor, atëherë do duhet që të priste vitin e ri shkollor, pasi nuk mund të regjistrohej në klasë të parë./Burimi: Shqiptarja.com


Më të lexuarat