Secondary Adv

Qeveria planifikon te jape me koncesion edhe Amfiteatrin e Durresit

Qeveria ka zgjeruar listën e monumenteve të trashëgimisë kulturore, të cilat po i jep me koncesion.

 

Pas Parkut Kombëtar të Butrintit dhe Pallatit të Brigadave, është bërë gati plani i ndërhyrjes edhe në zonat arkeologjike të Durrësit. Me synimin e gjenerimin dhe vjeljen e të ardhurave, qeveria ka vendosur të japë me koncesion deri në 15 vite zonën e trashëgimisë kulturore të qytetit antik të Durrësit.

 

Plani, i cili është hedhur për konsultim publik, financohet nga Fondacioni Shqiptaro Amerikan për Zhvillim, dhe ka afat kohor që nis nga 5 deri në 15 vite. Projekti prek zonat muzeale të Durrësit, përfshirë edhe Amfiteatrin, të cilat mund t’u jepen fondacioneve të posaçme.

 

Ky model thuhet ne draft mbart rreziqe te konsiderueshme pasi është një organizim kompleks dhe do kërkonte kohe që përfshin ndërhyrje të disa llojeve dhe zhvillime afatgjata nga 3 vite e gjysme deri në 10 vite.

 

Plan jepen udhëzime ne afatgjate për shpronësime të mundshme dhe prishjeve te godinave, lirimin e tokës, duke përfshirë dhe zbatimin e zëvendësimit, zgjidhje të përkohshme dhe përfundimtare shkruhet ne draft.

 

Ndërhyrja me e fortë sugjerohet për Amfiteatrin e Durrësit, me një kosto prej 3,3 milionë dollarësh amerikane dhe vetëm për 2 fazat e para te ndërhyrjes, qe përfshijnë zbulimin e plotë të Amfiteatrit.

 

Për fazat e tjera nuk është përcaktuar kosto, por është përcaktuar nevoja e shembjes te shtëpive dhe objektivave përreth. Ndërhyrja e tjetër e rëndësishme është tek Banjat romake dhe forumi bizantin, zone e cila ndodhet pas Pallatit të Kulturës së Durrësit.

 

Kosto e ndërhyrjes është 2,3 milionë dollarë e shtrire deri ne 10 vite. Plani parashikon edhe mjaft ndërhyrje të tjera që nga përcaktimi i zonave arkeologjike detare e deri tek objektet e ndryshme me vlere historike.

 

Dokumenti i hartuar nga Fondacioni Shqiptaro Amerikan për Zhvillim, bazohet ne ligjet shqiptare për trashëgime kulturore, i cili u lejon privateve te menaxhojnë pasuri te tilla. Ne dokument përmenden subjektet private si mundësi menaxhimi./Burimi: BalkanWeb


Më të lexuarat