Secondary Adv

Temperatura ekstreme ne Britani, vendi drejt gjendjes se jashtezakonshme

Autoritetet britanike janë vënë në gatishmëri të lartë për shkak të alarmit që është ngritur për valën e paprecedentë të të nxehtit që ka prekur vendin ditët e fundit.

 

Mediet britanike shkruajnë se në rast se shpallet gjendja e jashtëzakonshme, kjo do të thotë se do të preket shumica e sektorëve, përfshirë transportin. Niveli i katërt i alarmit së shpejti mund të lëshohet për herë të parë në Britani, raportojnë mediet vendase.

 

Presioni është i madh në sistemin shëndetësor anglez, teksa thirrjet për urgjencë janë të shumta, me qytetarët që kanë frikë se mos pësojnë arrest kardiak nga temperatura e nxehta. Gjithashtu në Angli ka mungesë të theksuar të personelit spitalor për shkak të pandemisë.

 

Më herët autoritetet kompetente kanë theksuar se këto kushte temperaturash përbëjnë rrezik për jetën e qytetarëve. Në ditët në vijim pritet që temperatura të arrijë në 40 gradë Celsius në Britani./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat