Secondary Adv

Shoqata e Naftetareve ne Kosove apel qeverise: Jemi ne prag falimenti

Shoqata e Naftëtarëve me anë të një reagimi publik thekson se vendimi i Qeverisë së Kosovës për derivatet i ka sjell kompanitë e vogla me pakicë në prag falimentimit.

 

Sipas tyre, gjendja në vend është alarmante, andaj apelojnë se sa më parë të anulohet ky vendim. “Vendimi i Qeverisë së Kosovës lidhur me sektorin e naftës i ka sjell kompanitë e vogla me pakicë buzë falimentimit.

 

Ky vendim i Qeverisë i premtuar 12 cent për litër nuk është duke u zbatuar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

 

Pikat me pakicë janë furnizuar dje me çmimin 1.71 cent brenda territorit të Kosovës, ndërsa Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e cakton çmimin me 1.75 cent, ku sipas kësaj pikat e vogla të karburantit nuk mund të mbijetojnë më 4 cent”, thuhet në reagim.

 

“I apelojmë Qeverisë së Kosovës që sa më parë ta revidoj vendimin, të bëhet kalkulimi i importit, shitja me pakicë si dhe të caktohet çmimi nga ana e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, me qëllim që mos me i shuar bizneset e vogla në këtë kohë krize”, përfundon Shoqata e Naftëtarëve.

 

Kohë më parë, Qeveria e Kosovës vendosi për vlerën se sa mund të fitojnë kompanitë e shitjes së derivateve. Fitimi është 12 centë për shitjet me pakicë, ndërsa 2 centë për shitjet me shumicë./Burimi: Telegrafi


Më të lexuarat