Secondary Adv

Bllokohet per 10 dite levizja e mjeteve ne lotin 2 dhe 3 te Unazes Lindore

ARRSH ka njoftuar të gjithë përdoruesit e rrugës se ditën e shtunë prej orës 8 të mëngjesit, lotet 2 dhe 3 të Unazës së Tiranës do jenë të bllokuara.

 

Vendimi i ARRSH-së është marrë për shkak të nisjes së punimeve në mbikalimin e Shkozës si dhe asfaltimin e karrezhatave në aksin rrugor Farkë-Shkozë.

 

NJOFTIMI:

Në vijim të punimeve për zbatimin e projektit “Rikualifikimi i akseve rrugore Unaza Lindore Loti 3” dhe “Plotësimi i punimeve dhe rrugët lidhëse në Unazën Lindore Loti 2”, sipas grafikut të punimeve, në datën 16.07.2022, ora 08:00,

 

do të fillojnë punimet për montimin e trarëve të mbikalimit në Shkozë, si dhe punimet e asfaltimit të karrexhatës së majtë dhe të djathtë të rrugës kryesore të segmentit rrugor Farkë-Shkozë.

 

Për realizimin e këtyre punimeve është e nevojshme të kryhet bllokimi i segmentit të unazës Lindore Farkë-Shkozë.

 

Përdoruesit e këtij segmenti rrugor do të devijojnë nga rruga kryesore në nyjën e Farkës duke përdorur rrugën “Ali Shefqeti” dhe “Alajdin Frashëri” deri në rrethrrotullimin e Shkozës dhe anasjelltas.

 

Në këto pika të devijimit do të vendoset sinjalistika e përkohshme orientuese për qarkullimin e mjeteve. Kryerja e këtyre punimeve është parashikuar të zgjasë rreth 10 ditë.

 

Kërkojmë mirëkuptimin e përdoruesve të mjeteve dhe të banorëve për këtë devijim!/Burimi: Balkanweb


Më të lexuarat