Secondary Adv

Deshton rruga e Arbrit dhe Spitalla, nuk ishin projekte serioze

Kryeministri Edi Rama është takuar plot 4 herë me kryeministrin kinez dhe i ka bërë “kërkesa për investime në emër të miqësisë së vjetër”.


Geri Selenica, ekonomist, konsulent dhe sipërmarrës thotë se mungesa e projekteve serioze, siç është rasti i “Rrugës së Arbërit” apo “Zonës së Lirë Ekonomike të Spitallës” e kanë ulur në ekstrem kredibilitetin e të bërit biznes në Shqipëri.  Selenica pohon se, shumë e lehtë për të gjetur financime nga Amerika deri në Japoni, në se keni një projekt të certifikuar dhe të bëshëm nga pikëpamja financiare.  Por asgjë nuk ka ndodhur jo vetëm për propozimet tona, por edhe për propozime të tjera serioze, për 2 arsye:


1-Mungesës së projekteve serioze, siç është rasti i “Rrugës së Arbërit” apo “Zonës së Lirë Ekonomike të Spitallës”, të cilat kanë ulur në ekstrem kredibilitetin e të bërit biznes në Shqipëri. Siç jua ka shpjeguar edhe “McKinsey ” është shumë e lehtë për të gjetur financime nga Amerika deri në Japoni, nëse keni një projekt të certifikuar dhe të bëshëm nga pikëpamja financiare.

2-Bashkëbiseduesve të paaftë nga pala shqiptare, pasi negociatat udhëhiqen nga ministra që i sugjerojnë Kinës “të fokusohet tek Shqipëria, si ura më e mirë drejt Europës (!)” ose nga deputetë që nuk dinë asnjë gjuhë të huaj dhe kanë zero eksperiencë në tregtinë ndërkombëtare. Për të tilla punë duhet të ngrini institucione të specializuara, me ekspertë të nivelit të lartë dhe jo me partizanë. Partizanët nuk i merr askush seriozisht në botë. Minimalisht mund të merrni shembull nga Maqedonia për politikat e investimeve dhe mënyrën e thithjes së tyre ose nga Serbia për cilësinë e projekteve (siç duket qartazi nga Plani 5 vjeçar i SEETOs).


Më të lexuarat