Secondary Adv

Zjarri prej 3 ditesh ne malin e Cikes, Prefekti i Vlores: Situata nuk perben rrezik

Ndërsa vijojnë flakët prej 3 ditësh në malin e Çikës, prefekti i Vlorës deklaroi se situata nuk është alarmante dhe se nuk ka rrezik për banorët e Dhërmiut dhe pushuesit.

 

Ai tha se prej dy ditësh vatra e zjarrit nuk ka lëvizur, kjo për shkak të terrenit dhe se zjarri ka rënë në gropat e Çikës, duke mos u favorizuar përhapja e zjarrit më tej. Sakaq, ai tha sot pritet ndërhyrja nga ajri, pasi për shkak të terrenit të thepisur është me rrezikshmëri ndërhyrja nga toka.

 

“Situata është e qetë, është në gropat e malit të Çikës dhe nuk ka lëvizur prej dy ditësh, për shkak të terrenit, sepse gropat nuk e favorizojnë shpërndarjen e zjarrit.

 

Situata është e qetë, përtej asaj që erërat kanë shkaktuar mbrëmë shpërndarje tymin në Dhërmi. Nuk ka asnjë lloj rreziku. Është terren i thepisur, nuk mund të ndërhyjmë, sot do ketë ndërhyrje nga ajri, është humnerë e vërtetë dhe nuk mund të fusim njerëzit aty”, tha ai./Burimi: Balkanweb


Më të lexuarat