Nafta prej 3 ditesh nen 100 USD per fuci, ne Shqiperi mbetet e larte
Prej më shumë se 3 ditësh, një fuçi naftë po shitet më pak se 100 USD në tregjet ndërkombëtare dhe kjo duhej të përkthehej në ulje të çmimit të karburanteve.
Shqiptarët paguajnë karburantin më të shtrenjtë në rajon dhe renditen në 20 vendet e para në botë, për shkaktë taksave të larta që qeveria mbledh te nafta, benzina dhe gazi.
Çmimi i karburanteve është shtrenjtuar edhe më tepër për shkak të luftës në Ukrainë dhe pasigurisë në tregje, por edhe kur ulet në bursa, sërish ne jemi të privuar nga një çmim më i përshtatshëm.
Çmimi i një fuçie naftë sot në bursa
Gjatë ditës së sotme, një fuçi naftë po shitet me mesatarisht 97 USD duke rënë ndjeshëm nga çmimi i 227 USD/ fuçi që ishte disa javë më parë që u bë shkak për rritjen e çmimit të karburanteve.
Aktualisht, shqiptarët paguajnë një çmim 240 lekë/ litër për naftën dhe 233 lekë/ litër për benzinën. Këto janë çmimet e datës 8 korrik, kur një fuçi naftë shitej me 108 dollar, ndërkohë sot, një fuçi naftë në bursa është 97 dollar dhe ne sërish vijojmë të paguajmë sikur të ishte ndjeshëm mbi 100 USD.
Kryeministri Rama i ka cilësuar “komunistë”, por të nevojshëm bordet për çmimin e ushqimeve dhe karburanteve, por duket se tashmë ata nuk janë duke u shërbyer shqiptarëve,
por një grushti njerëzish që po përfitojnë ndjeshëm nga kriza e çmimeve në botë duke vjelur sa të mundin edhe nga një prej popullsive më të varfra në Europë, tashmë me bekimin e institucioneve qeveritare./Burimi: abcnews.al