Secondary Adv

BE ngre alarmin: Inflacioni rrezikon te rritet ne vlera historike

Inflacioni në eurozonë parashikohet të rritet në “vlerë historike” deri në 7.6% për shkak të ndërhyrjes ruse në Ukrainë, bëhet e ditur nga një parashikim i KE.

 

Shifra e lartë rekord, që përfaqëson normën mesatare të pritshme të inflacionit për vitin, ka një rritje me 6.1% nga parashikimi i muajit të kaluar.”Lufta e Rusisë ndaj Ukrainës vazhdon të hedhë hijen e saj të gjatë ndaj Europës dhe ekonomisë sonë, tha Komisioneri i BE për Financat, Valdis Dombrovskis.

 

Lufta ka bërë që të rriten çmimet e ushqimeve dhe të energjisë në vendet e Europës në përpjekjet e tyre për t’u bërë ballë sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë dhe cënimit të infrastrukturës kyçe.

 

“Rreziqet për parashikimin e aktivitetit ekonomik dhe të inflacionit janë të lidhura fort me zhvillimet e luftës dhe pasojat e saj ndaj furnizimit me gaz në Europë,” theksohet në deklaratën e BE.

 

Rritja ekonomike në modusin e ngadalësimit

Kësisoj BE-ja i uli sërish parashikimet për rritjen ekonomike në eurozonë duke iu referuar pasojave të invazionit të Rusisë në Ukrainë.

 

Duke iu referuar rritjes ekonomike për vitin 2023 parashikimi i Brukselit është tani me rreth 1.4% nga vlerësimi i mëparshëm që parashikonte rritjen me 2.3%.

 

“Zhvillimi i luftës dhe pasiguria e furnizimeve me gaz janë të panjohura, ndaj parashikimi aktualisht konsiston në një shkallë të lartë pasigurie dhe zhvillimi negativ”, tha Komisioneri i Ekonomisë, Paolo Gentiloni në një konferencë shtypi të enjten.

 

Nuk pritet recesion

Ndonëse rritja ekonomike parashikohet e ngadaltë, kryesisht sa i përket vitit të ardhshëm, nuk pritet që ajo të cekë një territor negativ d.m.th. që të shkojë në recesion.

 

Euro aktualisht është e barazvlefshme me dollarin e SHBA-së, monedha e përbashkët europiane ka një performancë të fuqishme kundrejt paundit britanik dhe jenit japonez, theksojnë zyrtarët e BE.

 

Si rrjedhojë pritet që konsumi të mbetet i qëndrueshëm nëqoftëse ekonomitë shtëpiake do të përdorin kursimet e tyre për një kohë të shkurtër. “Një stuhi është e mundshme, por nuk kemi arritur në këtë pikë,” shtoi Gentiloni./Burimi: DW


Më të lexuarat