Secondary Adv

385 milione euro taksa u paguan per mjedisin ne 2020

Konsumatorët shqiptarë kanë paguar rreth 385 milionë euro taksa për mjedisin në 2020-n përmes taksave të energjisë, transportit, ndotjes dhe burimeve natyrore.

 

Sipas INSTAT, në vitin 2020, të ardhurat nga taksat mjedisore arritën në vlerën e rreth 47 miliardë lekë, duke pësuar një rënie prej 12,64%, krahasuar me vitin 2019.

 

Nga struktura e të ardhurave të taksave mjedisore për 2020, taksat e energjisë zënë pjesën më të madhe të të ardhurave me 83,02%, pasuar nga taksat e transportit 11,69%, taksat e ndotjes me 5,17% dhe taksat e burimeve natyrore me 0,12%.

 

Gjatë vitit 2020, të ardhurat nga taksat e energjisë kanë pësuar rënie prej 14,22 %, ndërkohë që të ardhurat nga taksat e burimeve natyrore kanë rënë me 8,32 %.

 

Gjatë së njëjtës periudhë, të ardhurat nga taksat e ndotjes gjithashtu kanë pësuar rënie me 8,06%, ndërsa të ardhurat nga taksat e transportit kanë rënie prej 1,99 %.

 

Në 2020, pesha e të ardhurave nga taksat mjedisore ndaj Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) është 2,84 %, duke pësuar një rënie me 0,32 pikë përqindje, krahasuar me vitin 2019.

 

Të ardhurat nga taksat mjedisore, në vitin 2020, përbëjnë 11,71 % të të ardhurave tatimore gjithsej dhe kontributeve shoqërore duke pësuar një rënie me 0,83 pikë përqindje, krahasuar me 2019, raporton INSTAT.

 

Burimi: Monitor https://www.monitor.al/shqiptaret-paguan-385-milione-euro-taksa-per-mjedisin-ne-2020-n/


Më të lexuarat