Secondary Adv

Kuvendi i Maqedonise miratoi propozimin francez, i hapet rruge negociatave

Me 68 vota pro, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka miratuar propozimin francez për heqjen e vetos bullgare.

 

Në këtë mënyrë i hapet rruga çeljes së negociatave me Bashkimin Europian. Ishin 68 deputetë që votuan pro miratimit të këtyre konkluzioneve, ndërsa në momentin e votimit deputetët e VMRO-DPMNE-së brakrisën sallën.

 

Miratimi i propozimit përkthehet në zhbllokimin e rrugës evropiane për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë si dhe zgjidhje e çështjeve të hapura ndër vite me Bullgarinë.

 

Sakaq, jashtë objektit të Kuvendit në Shkup aktualisht po vijojnë protestat nga simpatizantë të VMRO-DPMNE-së./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat