Secondary Adv

BE miraton paketen, 500 mln euro ndihme ushtarake per Ukrainen

Ministrat e Jashtëm të BE kanë arritur një marrëveshje politike duke miratuar një tjetër paketë prej 500 milionë euro ndihmë ushtarake për Ukrainën.

 

Kështu ka deklaruar përmes një postimi në Twitter, presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, shkruan la repubblica. “Europa vazhdon të garantojë paqen dhe mbrojtjen e vlerave tona.

 

Përshëndes marrëveshjen politike që u arrit në Këshillin e BE-së për paketën e pestë të ndihmës ushtarake për Ukrainën, që e çon totalin në 2.5 miliardë euro”, shkroi Michel. “Europa është me Ukrainën”, theksoi ai./Burimi: abcnews.al


Më të lexuarat