Secondary Adv

Irani dhe Gazprom nenshkruajne marreveshjen per energjine

Kompania Kombëtare e Naftës së Iranit dhe kompania ruse e energjisë, Gazprom, kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi në vlerë rreth 40 miliardë dollarë.

 

Marrëveshja, e arritur më 19 korrik, përkoi me vizitën e presidentit rus, Vladimir Putin, në Teheran. Lideri rus po merr pjesë në një samit me homologët e tij nga Irani dhe Turqia.

 

SHANA raportoi se Gazprom do t’i ofrojë mbështetje Kompanisë Kombëtare të Naftës së Iranit në zhvillimin e fushave të gazit në Kish dhe Parsin Verior, si dhe të gjashtë fushave të naftës.

 

Në dokument thuhet se Gazprom do të përfshihet po ashtu në përfundimin e projekteve të gazit të lëngshëm natyror dhe ndërtimin e tubacioneve për eksportin e gazit.

 

Irani është shteti i dytë në botë, pas Rusisë, me rezervat më të mëdha të gazit. Por, sanksionet e vendosura nga Shtetet e Bashkuara i kanë pamundësuar Teheranit që të ketë qasje në teknologji dhe kanë ngadalësuar zhvillimin e eksporteve të gazit./Burimi: Radio Evropa e Lirë


Më të lexuarat