Anetaresimi i Suedise dhe Finlandes ne NATO, Erdogan perserit kushtet
Presidenti turk ka përsëritur kërcënimin për të bllokuar aplikimin e Finlandës dhe Suedisë për anëtarësim në NATO, nëse vendet nuk zbatojnë premtimet e bëra.
Duke folur me gazetarët teksa kthehej nga Teherani, Erdogan tha se pothuajse të gjitha vendet nordike, përfshirë Norvegjinë, ishin bërë “foletë e terrorit”, duke shtuar se aleatët e NATO,
Gjermania, Hollanda, Franca, Italia dhe Mbretëria e Bashkuar po lejonin gjithashtu grupet që Turqia i konsideron si “Organizatat terroriste” të enden të lira, sipas një teksti të shpërndarë nga zyra e tij.
Finlanda dhe Suedia aplikuan për anëtarësim në NATO në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës, por u përballën me kundërshtimin e Turqisë, e cila i akuzoi ata për mbështetje të grupeve që ajo i konsideron terroriste.
Të tre vendet nënshkruan një marrëveshje në samitin e NATO-s në Madrid muajin e kaluar për të hequr veton e Ankarasë në këmbim të premtimeve për veprime kundër terrorizmit dhe eksportet e armëve./Burimi: abcnews.al