Miratohet harta e re gjyqesore, ja kur nis shkurtimi i gjykatave
Në mbledhjen e fundit të qeverisë është miratuar harta e re gjyqësore, bëri me dije ministri i Drejtësisë Ulsi Manja.
Shkurtimi i gjykatave fillon nga shkurti. “Është miratuar harta e re gjyqësorë, 13 gjykata të shkallës së parë, 1 të apelit dhe 2 administrative. E rëndësishme për zbatimin e reformës në drejtësi. Është produkt i një grupi ekspertë vendas e ndërkombëtar.
Implementimi i hartës me faza. Harta e re gjyqësore ka disa risi, do bëjë shpërndarje të drejtë të çështjeve tek gjyqtarëve, do ulë kostot, ajo që kemi sfidë është që këtë fazë tranzitore, do e shfrytëzojmë si periudhë edukimi të qytetarëve për gjykatat e reja.
Qytetarët do t’i marrin të gjitha shërbimet gjyqësore në strukturat ekzistuese të Gjykatave. Implementimi i hartës do të bëhet me faza.
Më 1 shkurt do të kemi përqendrimin e Gjykatës së Apelit në Tiranë, në 1 maj do të jenë Gjykata e shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe më 1 korrik do të jetën Gjykatat Administrative të Shkallës së Parë”, tha Manja.
Deri në fund të 2021 janë 28,144 çështje që presin të shqyrtohen nga gjykatat 6 Gjykatat e Apelit të Shqipërisë sipas të dhënave të relacionit të projekt-aktit të KLGJ-së për organizimin e gjykatave.
Avokatët kanë pohuar më herër për Monitor se harta e re gjyqësore nuk zgjidh problemin e stokut të dosjeve të pashqyrtuara, numri i dosjeve do të bëhet mal dhe sistemi rrezikon të hyjë në kolaps.